Sadiku shënon tripletë, rikthehet tek goli edhe Tarashaj

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageLegjionarët/ Nuk kanë të ndalur golat e lojtarëve shqiptarë në futbollin zvicerian. Futbollistët që aktivizohen me ekipet zviceriane po kalojnë ndoshta formën e tyre më të mirë këtë sezon. Armando Sadiku vazhdon të shënojë rregullisht për ekipin e Zurich, teksa ka shënuar një tregolësh në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1-6përballë FC Tavannes. Sulmuesi elbasanas duket i papërmbajtshëm këtë sezon, teksa vazhdon të ketë një lidhjë të ngushtë me golin. Sadiku vulosi fatin e takimit teksa me tre golat e shënuar duke e ndihmuar skuadrën së tij të kualifikohet për në turin tjetër.

Shani Tarashaj
Shani Tarashaj
Gjithashtu edhe Shani Tarashaj është rikthyer tek goli. Lojtari shqiptar ndihmoi ekipin e tij të përmbyste rezultatin 1-0 pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen Cham-Grasshoper. Ekipi ku aktivizohet edhe sulmuesi tjetër Florian Kamberi, arritën të fitonin me rezultatin 1-4. Tarashaj shënoi golin e dytë pér Grasshoper, që ishte edhe pika e kthesës për këtë ndeshje. Sulmuesi shqiptar vazhdon të befasojë me ecurinë e tij, teksa është golashënuesi më i mirë në Zvicër.

imageEdhe Jahmir Hyka ka gjetus rrugën e rrjetës me ekipin e Luzern. Mesfushori shtatshkurtër realizoi golin e parë në takimin Servette-Luzern, që aktualisht vazhdon me rezultatin 0-3. Hyka shënoi golin e tij në minutën e 28′ për t’i dhënë kryesimin Luzernës, që gjithashtu shënoi edhe dy herë të tjera. Fati i këtij takimi tashmë duket i vendosur, teksa Hyka po zhvillon një ndeshje të shkëlqyer.

Jurgen Gjasula
Jurgen Gjasula

Ndërkohë mesfushori Jurgen Gjasula është mposhtur me ekipin e tij Greuther Furth në Bundesligën 2. Ish lojtari i Kombëtares kuqezi e ndihmoi ekipin e tij, por nuk arriti të shmangte humbjen përballë St Pauli. Gjasula asistoi në golin e dytë për ekipin e tij në ndeshjen që pérfundoi me rezultatin 3-2. Shqiptari luajti gjatë gjithë takimit, dhe ishte lojtari më i mirë për ekipin e tij Greuther Furth.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.