Sadiku zyrtarisht lojtar i Levantes

0
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku është larguar nga Legia për tu transferuar te Levante në Spanjë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi spanjoll, i cili i ka uruar mirëseardhjen shqiptarit në rrjetet socile. E veçanta është se klubi  e uron në shqip sulmuesin në foton që përdor për të bërë lajmëruar transferimin e tij.

Ekipi i Levantes luan në ligë e parë spanjolle dhe për momentin ndodhet në vendin e 16-të në La Liga. Sadiku bën kështu hapin e madh në karrierë duke u transferuar në një nga 5 kampionatet më të mirë në Evropë.

Sadiku

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU