Safet Gjici: Do vazhdoj projekti im tek Kukësi

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Kualifikimi në Champions vijon te mbetet nje objektiv kryesor per Kukesin. Presidenti i kampioneve te rinj te Shqiperise, Safet Gjici shprehet optimist per levizjet e bera gjate kesaj periudhe merkatoje dhe beson se deri ne diten e ndeshjes, skuadra do te arrije te krijoje profilin e nje rivali dinjitoz edhe perballe nje kundershtari me eksperience ne arenen europiane.

Blerjet e realizuara deri me tani, ka rritur cilesine brenda grupit te skuadres, por Gjici nuk ka ndermend te ndalet dhe premton serish per afrime te reja dhe ku objektivi mbetet reparti i sulmit.

Megjithate shpenzimet e bera gjate kesaj periudhe per konfirmin e pjeses me te madhe te skuadres qe u shpall kampione, blerjeve te futbollisteve te rinj dhe zhvillimin e fazes pergatitore ne Austri mund te mos jene te mjaftueshme per te thyer kundershtaret ne Champions. Kjo pasi Presidenti i Kukesit ne informacionet e siguruar eshte bindur se do te perballet me modelin se si duhet te jete organizuar nje klub futbolli.

Ndoshta informacioni i mbledhur per menyren se si eshte I organizuar rivali i tij ne Champions, por me se shumti synimi i tij per t’iu perafruar ketij modeli, si dhe realizimi i premtimeve te bera se fundmi ne fushate kane shtuar deshiren e Gjicit per te nisur nje projekt madhor ne qytetin e Kukesit.

Kukesi pas nje eksperience te sukseshme ne kater sezonet e fundit ne Europa Lige, do te konkuroj per here te pare ne Champions League dhe debutimi historik do te jete ne daten 12 korrik ne Tiraspol te Moldavise.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU