Safet Gjici e pohon për minuta90.com: Kukësi im është i pastër

1
SHPËRNDAJE
Loading...

“Në fushë do japim maksimumin gjithmonë”. 

Kështu u shpreh Safet Gjici para ndeshjes së kthimit me Tiranën, por dje Kukësi i tij u eleminua, duke mos dhënë 100% e tij nga sa u pa në fushën e lojës. Gjithsesi, presidenti i klubit verilindor insiston se nuk ka bërë asnjë aleancë me bardheblutë.

I kontaktuar paradrekën e sotme nga minuta90.com, Gjici e cilësoi Kukësin të pastër si dëbora, ndërsa është i bindur se do të shpallet kampion.

“Më vjen keq që u eleminuam, por mendoj se dje ndaj Tiranës ndikuan mungesat, veçanërisht të sulmuesve Pejiç dhe Emini, që dinë të shënojnë në ndeshje të tilla. Gjithsesi u bë një ndeshje e fortë dhe rastët i patëm, por nuk arritëm të shënonim. Nëse do ta bënim një gjë të tillë, isha i bindur që do të kualifikoheshim. Edhe ato goditje që u bënë, portieri Bakaj i priti dhe nuk ia dolëm të zhbllokonim rezultatin.

Nëse keni dyshime edhe për lojtarët e dëmtuar, mund të shkoni t’i verifikoni. Unë di të them që kanë qenë të gjithë me probleme fizike”.

Në fundin e bisedës, Gjici ka edhe një mesazh për tifozët që kanë kontestuar ekipin verilindor.

“Tifozët këtë punë kanë, por kanë të drejtë që janë të pakënaqur, pasi Kukësi i ka mësuar përherë me finale në Kupën e Shqipërisë. Këtë herë nuk ishte e thënë që të shkonim deri në fund, kjo është e gjitha”,-mbylli prononcimin e tij për minuta90.com, presidenti i Kukësit, Safet Gjici. /minuta90.com/

1 KOMENT

  1. Nuk e kuptojme se si flet per futboll te luajtur ne fushe, ajo ishte thjeshte nje shfaqje e radhes e parashikuar, me le piket ne kampionat te le kualifikimin ne kupe. Thaje troc o Gjici se Fshf qe kemi ne te gradon per keto gjera jo te te thote gje, por ruajuni pak se mos ju dale gje andej nga Uefa sa eshte pa shkuar Duka se po vajti ai atje athere bej jo pazare e trukime por cfar te te doje qejfi se te mbron ai, por kuptohet e do pjesen e tij.

Comments are closed.