Safet Gjici mes Tiranës dhe Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Duket se ka mjaftuar ajo shkëndija e incidentit në ndeshjen me Legian, një dënim i mundshëm nga Uefa që presidenti Safet Gjici të mendojë për një largim nga drejtimini skuadrës së Kukësit. Menjëherë pas ndeshjes ai ka dhënë deklaratën bombastike se do të rishohë pozicionin e tij në krye të klubit.
image
Këto deklarata shoqërohen edhe me lajme që burojnë pas këtyre historive, dhe që përflitet për afrimin e tij tek një nga skuadrat mes Tiranës dhe Vllaznisë. Shanset më të mira janë për ekipin shkodran, që aktualisht ndodhet pa presidenti dhe nën menaxhimin e bashkisë. Ndërkohë që tek Tirana, pavarësisht dëshirës që mund të ketë Gjici, gjërat duken më të komplikuara pasi bardheblutë e kanë një president si Refik Halili.

Me shumë gjasa ai nuk do të jetë më president i Kukësit, pasi është krejt normale që Uefa do t’a dënojë Kukësin, qoftë me gjobë apo edhe me sanksione lidhur me ndeshjen. Teksa Gjici përgatit largimin nga Kukësi, tifozët shkodranë po fërkojnë duart, të etur për një Vllazni elitare dhe pretendente.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.