Sakrifikoi për Kukësin, “shpërblehet” me largim

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Lapidar Lladrovci
Lapidar Lladrovci

Kukësi kërkon të largojë mbrojtësin Lapidar Lladrovci, pasi ai nuk është pjesë e planeve të stafit teknik për sezonin e ardhshëm.

Diçka e tillë i është komunikuar mbrojtësit, gjë që ai e ka pranuar për Panorama Sport, por ai ka edhe nëj vit kontratë, dhe nuk largohet pa një marrëveshje.

Ai ka deklaruar se është dëmtuar pasi ka luajtur i dëmtuar për Kukësin, dhe sot nuk mund të gjejë dot një skuadër pasi nuk e di se kur rikthehet i gatshëm.

Sipas Lladrovcit, ai ka rrezikuar edhe karrierën duke sakrifikuar që Kukësi të arrinte objektivat, dhe pret që drejtuesit e klubi ta kontaktojnë për të arritur një marrëveshje.

Lladrovci kërkon që të marrë një pjesë të pagave për të prishur kontratën, pasi nuk është në gjendje akoma për të gjetur ekip.

Tashmë pritet se si do të shkojë kjo çështje, pasi lojtari ka edhe një vit kontratë me verilindorët, dhe kërkesa e tij duket me vend.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.