Salah, çfarë bën në stërvitjen e Romës ?

0
SHPËRNDAJE

salah

 

Ndërkohë që çështja e sulmuesit egjiptian është ende në duart e avokatëve, për shkak të konfliktit midis Fiorentinës dhe lojtarit, ky i fundit është stërvitur sot me verdhekuqtë. Deri këtu çdo gjë normale por në të vërtetë lojtari nuk ka të drejtë të stërvitet me Romën pa u aprovuar transferimi nga FIFA. Ka qenë klubi i Romës i cili ka bërë një gafë duke postuar në profilin zyrtar të Twitter një foto të stërvitjes së sotme ku është prezent dhe Salah, foto e cila më pas u fshi menjëherë por aq pak kohë u desh që fotoja të bënte xhiron e botës. Romanët janë përpjekur ta justifikojnë këtë duke thënë se lojtari po kryente testet fizike por siç shihet qartë nga foto, lojtari ka marrë pjesë në një seancë stërvitore normale.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.