Salihi: Do bëhem trajner

0
SHPËRNDAJE
Loading...

?????????????????????????????????????????????????????????

E deklaroi edhe pak ditë më parë dhe e ka përfocuar akoma më shumë. Sulmuesi i Skënderbeut, Hamdi Salihi, do të ikë nga Shqipëria pas finales së Kupës së Shqipërisë, që do të luhet nesër ndaj Tiranës. Në një prononcim për RTSH, ai tregon eksperiencën e bukur me skuadrën e Skënderbeut, nga ndeshjet në Europa League deri te grisja e kartonit në sfidën ndaj Kukësit. Nuk mungon as komenti për rënien e Tiranës…

Për Skënderbeun

“Të them të drejtën ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Pritja nga njerëzit në qytet, por edhe nga ekipi dhe stafi drejtues ka qenë e jashtëzakonshme. Jam munduar gjatë gjithë kohës t’ia shpërblej në të njëjtën mënyrë. Në fillim erdha vetëm për ndeshjet kualifikuese të Champions League, pastaj u kualifikuam në Europa League dhe për rrethana nga më të ndryshmet vendosa të rri, ishte diçka vërtet e bukur. E dija që do shkoja në Korçë, një qytet që është simbol për qytetarinë dhe kulturën dhe nuk kisha dyshime për sa i përket mikpritjes. Kisha frikë vetëm që a do arrija t’ia shpërbleja pritshmërinë që kishin ata njerëz. Jam i kënaqur për atë çfarë u mundova të bëja.”

Për grisjen e kartonit dhe Tiranën

“Janë gjëra spontane, janë gjëra që i ka vetë natyra e njeriut. Ajo që ndodhi atë ditë ndodhi spontanisht dhe nuk është se e kisha përgatitur. Po të kthehesha një milion herë më mbrapa nuk do e kisha bërë asnjëherë atë veprim. Tirana është pjesë e jetës dhe zemrës sime. Është ekipi që më formoi dhe më bëri ky që jam tani. Më dha atë që duhet për t’u bërë një lojtar i nivelit tjetër. Maksimumi i së keqes që mund të ndodhte për Tiranën është rënia nga kategoria. Por nuk duhet të shihet si një tragjedi, është thjesht një rrëzim edhe siç e ka sporti, nga çdo rrëzim mund të ngrihesh prapë. Ajo që e bën një ekip edhe më të madh është se sa i fortë ngrihet. Tirana është Tirana dhe ngrihet edhe më e fortë seç ishte para se të rrëzohej.”

Lojtarët simbol

“Sinani dhe Martini janë lojtarët simbol të mi. Janë heronjtë e mi, u rrita duke u munduar t’u ngjaj atyre. Konkurrenca ka qenë gjithmonë e pranishme, po ka qenë një pjesë që më ka bërë të jem gjithmonë i përqendruar dhe mos bie asnjëherë në gjumë. Nuk e kam menduar akoma që ta lë futbollin, do shikoj ndonjë opsion tjetër larg kampionatit shqiptar.”

Kursi i trajnerit

“Kursi i trajnerit besoj që është një diçka që çdo lojtar e ka në mendje. Kam mbaruar kursin B para disa muajsh dhe tani po mundohem për të bërë kursin UEFA A. Do vazhdoj të bëj ketë sepse e shikoj veten te futbolli dhe normalisht që duhet të përgatitem për ketë gjë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.