Salihi drejt Maccabi Haifa, menaxherja bën “misteriozen”

0
SHPËRNDAJE

Hamdi Salihi ka lënë në baltë Skënderbeun, një ditë para sfidës së “play-off” me Dinamon e Zagrenit. Ai nuk ka udhëtuar me skuadrën, jo thjesht sepse është i dëmtuar, por i ka dhënë praktikisht fund aventurës me kampionët e Shqipërisë, pasi ka marrë një ofertë nga Izraeli. Këtë e ka konfirmuar për “Minuta90” edhe menaxherja e sulmuesit shkodran, megjithëse ka dashur që për momentin të mos japë më shumë detaje. “Nuk mund të them dot asgjë tani. Në një moment më të përshtatshëm do t’ju informoj”, ka thënë Viki Vaknin e kontaktuar nga faqja jonë. Mirëpo sipas mediave izraelite do të jetë me shumë mundësi Maccabi Haifa, skuadra e re e sulmuesit shqiptar.

vikiSala
Salihi me menaxheren

Kështu, kampionët e Shqipërisë humbasin shënuesin kryesor me 5 gola para “play-off”-it të nesërm, që do të gjykohet nga italiani Rochi. Korçarët janë nisur të hënën paradite me çarter drejt Zagrebit, në kërkim të asaj mrekullie që do t’i jepte mundësinë për të prekur fazën e grupeve të Champions League.
Trajneri Josa duket se e ka konturuar pak a shumë formacionin anti-Dinamo e Zagrebit, teksa rikthehet Renato Arapit në mbrojtje pas pezullimit prej 3 ndeshjesh. Mund të thuhet se është praktikisht i rikuperuar Bernard Berisha, pas riaftësimit të realizuar me fizioterapistin Jorgo Pantazi. Boshllëku i Salihit me shumë mundësi do të mbushet nga bullgari Hristov në sulm. Ndërsa pjesa tjetër nuk pritet të ndryshojë nga sfida e luajtur në “Elbasan Arena”, ku korçarët u mposhtën në shtesë me rezultatin 1-2.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.