Salihi drejt largimit, 2 oferta nga Austria dhe Zvicra

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas një sezoni tepër pozitiv të zhvilluar në Superiore, për Hamdi Salihin duket se do të ketë sërish lëvizje. Sulmuesi shkodran pritet të largohet nga Skënderbeu ku ofertat për të realisht nuk mungojnë. “Bomberi” shkodran është drejt rikthimit tek ish skuadra e tij në Austri, Ried.

Hamdi Salihi
Hamdi Salihi

Salihi pëlqehet shumë nga drejtuesit e kësaj skuadra dhe tashmë mund të rikthehet sërish pas disa sezonesh nga largimi. Ried nuk kaloi një periudhë të mirë në këtë kohë ndaj kërkon që të formojë një ekip të mirë për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë që për Salihin mendohet se ka oferta edhe nga Zvicra, por ende nuk dihet nga kush ekip.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.