Salihi e Berisha mbajnë në ankth Skënderbeun, vendoset nesër

0
SHPËRNDAJE
Loading...

brsHamdi Salihi dhe Bernard Berisha patën një kontraktim të fortë pas ndeshjes së parë të “play-off”-it të Champions League ndaj D.Zagreb. Madje, jo vetëm kaq, por rrezikuan tërheqjen. Sidoqoftë, fizioterapisti i skuadrës korçare Jorgo Pantazi po punon në maksimum për të rikthyer lojtarët në gjendje optimale. Ndonëse koha është shumë e shkurter deri të martën dhe nuk premton shumë. Kështu që aktivizimi i tyre për ndeshjen e kthimit është në dyshim të fort. Gjithsesi, një vendim përfundimar do të merret të hënën, pas stërvitjes së fundit që Skënderbeu do të kryejë në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit. Nisja e korçarëve do të bëhet me çarter gjatë paradites së nesërme nga aeroporti “Nënë Tereza”, ndërsa kthimi është programuar të mërkurën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.