Salihi: E vështirë të largohesh nga ky ekip

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11738129_651832524918622_647159941796708363_n

Në shoqërinë e vazjës së tij të vogël Justi, Hamdi Salihi, është prezantuar pas ndeshjes në kamerat e SuperSport.  “Ishte një mbremje e mrekullueshme për mua. E kam pritur prej kohësh momentin qe të kontriboja për një ekip shqiptar në Europë. Jam vërtet shumë i lumtur që jam këtu dhe akoma më shumë i lumtur që shënova dy gola. Shpresoj që të shënoj sa më shumë gola të tjerë më ketë fanelë. Që kur kur jam larguar unë e kam ndjekur gjithmonë futbollin shqiptar. Erdha pa hezituar te Skenderbeu se e di për cfarë ekipi bëhej fjalë. Jam i kënaqur me pritjen që më kanë bërë dhe roj të shënoj sa më shumë gola të tjerë për këtë skuadër. Rezultati ishte mjaft i mirë por ne duhet të jemi të përqëndruar pasi në fund të fundit nuk jemi ekip i një niveli të lartë që të nënvlerësojmë kundërshtarët. Jam te Skënderbeu për t’i ndihmuar  korçarët në Champions pasi siç e keni parë në kampionat ata dalin vetë kampion. Nuk e di si do jetë e ardhmja ime por duhet të shohim situatën dhe më pas të flasim. Ky qytet ka shumë kulturë, më kanë pritur që në fillim me dashuri, e treguan edhe sonte, ndaj është e vështirë të largohesh nga ky ekip,” – deklaroi Salihi për SuperSport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.