Salihi: Isha shumë i qetë te penalltia, prandaj e realizova

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sulmuesi i Skënderbeut dhe autori i golit të sotëm në ndeshjen ndaj Korabit, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh se ishte shumë i qetë te penalltia, dhe prandaj e realizoi ai atë penallti.

“E realizova penalltinë, pasi e ndjeja veten të qetë. Plus që ishte shtysa e mesfushorit Lilaj dhe mbrojtësit Osmani ajo që më bëri edhe më të sigurt për ta goditur atë 11-metërsh. 

Ne tani duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet për të arritur atje ku duhet të arrijmë. Ndeshjet janë shumë të vështira, sidomos kundër ekipeve që mbyllen prapa.

E kemi thënë edhe më parë se ekipet shqiptare nuk kanë ndonjë fantazi aq të madhe sa për të çarë të tilla mbrojtje lirshëm.”

“Është e vërtetë se këtë sezon kam qëndruar disi jashtë zonës më shumë se më parë. Por është e vështirë të krijosh raste për të shënuar edhe për atë ç’ka thashë më sipër, pra që ekipet qëndrojnë prapa”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Skënderbeut, Hamdi Salihi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.