Salihi kundra Vllaznisë, nuk është hera e parë

0
SHPËRNDAJE

hamdi-salihi-braktis-sk-euml-nderbeun_hdSuperiorja/ Opinioni i gjërë sportiv në Shqipëri ka filluar të analizojë si diçka të veçantë përballjen e shkodranit Hamdi Salihit, ndaj ekipit të Vllaznisë, me të cilin u rrit dhe u formua duke hedhur hapat e para në futbollin shqiptarë. Por nëse kthehesh pak në kohë më parë mund të kujtosh se Salihi ka lujtur për një kohë të gjatë si rival i Vllaznisë dhe një fakt i tillë nuk është diçka e re. Kujtojmë se më parë bomberi është aktivizuar edhe në rradhët e Tiranës ku ka arritur të fitoj edhe tituj. Tashmë si një profesionist i vërtetë ai duhet të shërbejë për Skënderbeun dhe të tilla amplifikime nuk lidhen me profesionalizmin e tij. Padyshim që Vllaznia është në zemrën e tij, por Salihi e ka treguar se është një profesionist i vërtetë në fushën e blertë. Skënderbeu do të përballet sot me Vllazninë në fushën asnjëanëse të qytetit të Pukës.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.