Salihi – Latifi, dyshja që funksionon me Dajën në pankinë

0
SHPËRNDAJE

Liridon Latifi në një duel

Dy nga lojtarët me krysorë në lojën sulmuese të Skënderbeut Hamdi Salihi dhe Liridon Latifi, nën drejtimin e italianit Agostileni nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, ndërkohë që tashmë me ardhjen e trajnerit Ilir Daja, jo vetëm rezultatet që kanë ndryshuar dhe Skënderbeu e ka arritur sërish vendin e parë edhe pse me pikë të barabarta me Kukësi, por tashmë edhe hallkat më kryesore të sulmit bardhekuq kanë nisur të funksionojnë.

Pa analizuar pjesën tjetër të skuadrës, apo edhe repartin difensiv, Mjafton të shikojnë faktin se si Salihi edhe Latifi takimin e fundit me golin e kishin humbur në atë fitore 2-0 në 14 dhjetor 2016 ndaj Tiranës. Ndërkohë që tashmë po shënojnë nga ndeshja në ndeshje. Pasi Salihi ka shënuar më datat 6 dhe 11 shkurt 2017 ndaj Korabit dhe Lacit gola me vlerën e tri pikëve. Ndërkohë që Latifi më 19 dhe 25 shkurt ndaj Luftëtarit dhe Vllaznisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.