Salihi mesazh De Biasit “I plotësoj parametrat për Europianin”

0
SHPËRNDAJE

Hamdi Salihi
Hamdi Salihi

Kombëtarja/ Hamdi Salihi vitet e fundit ka qenë rregullisht i grumbulluar në Kombëtaren e Shqipërisë si në ndeshjet zyrtare ashtu edhe në ato miqësore. Edhe në ndeshjen që i siguroi kualifkimin për në Europian ndaj Armenisë, Hamdi Salihi ishte në stolin e rezervave dhe festoi së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve.

Por, prej gjashtë muajsh sulmuesi nuk grumbullohet në Kombëtare, teksa lojtari që ka shënuar plot 11 gola në 50 ndeshjes si kuqezi, rrezikon të mos jetë i pranishëm në Euro 2016. Megjithatë, sulmuesi nuk dorëzohet dhe mendon se duhet të jetë në Francë me shokët e përfaqësueses. Ja deklarata e tij për SuperSport:

Hamdi Salihi duke festuar një gol me Kombëtaren
Hamdi Salihi duke festuar një gol me Kombëtaren

Nuk e kuptoj përse vihet në diskutim prezenca ime në Kombëtare. Mendoj që i plotësoj të gjithë parametrat që të jem me skuadrën përfaqësuese në Europianin e Francës.” Më tej “bomberi” shkodran foli edhe për Superioren e futbollin shqiptar: “Kampionati shqiptar është rritur në nivel cilësor dhe përsa i takon aspektit taktik, prej momentit kur unë jam larguar. Ky është një ndryshim që vihet re tashmë që jam kthyer.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.