Salihi, rekordmen i kupave kontinentale

0
SHPËRNDAJE

epa04847009 Hamdi Salihi (R) of Skenderbeu celebrate his goal during the UEFA Champions League second qualifying round, first leg, soccer match between Skenderbeu and Crusaders in Korca, Albania, 14 July 2015.  EPA/ARMANDO BABANI
Hamdi Salihi feston golin e katërt të Skënderbeut kundër Crusaders (Foto: EPA, Armando Babani)

Me dygolëshin e shënuar për Skënderbeun e Korçës ditën e martë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër irlandezo-veriorëve të Crusaders, Hamdi Salihi thelloi një rekord krejt të veçantë. Ai është bërë shënues i plot 12 golave në kupat kontinentale (Europë/Azi) për gjashtë skuadra të ndryshme: 3 gola për SK Tiranën, 1 për Vllazninë dhe 2 dje për Skënderbeun për sa i përket klubeve shqiptare, nga dy për austriakët e Ried dhe Rapid Vjenë dhe 2 për kinezët e Jiangsu në Ligën e Kampionëve të Azisë.

I mbetet edhe një tjetër rekord për të thyer, ai i shqiptarit me më shumë gola kontinentalë gjithsej pasi në vend të parë por tashmë mjaft i lëkundur vazhdon të qëndrojë beratasi Kliton Bozgo me 13 gola, të cilët i ka shënuar të gjithë për dy ekipet më të mëdha të Sllovenisë, 6 për Maribor dhe 7 për Olimpija Ljubljanë. Kështu, Salihi ka rastin që në ndeshjen e kthimit në Belfast, të shkruajë emrin e tij pranë një tjetër rekordi shqiptar në kupat kontinentale. A do t’ja arrijë? Presim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.