Salihi s’di të ndalet: Me këtë Skënderbe hyjmë në histori

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Katër gola në tre ndeshje të luajtura në radhët e Skënderbeut, me siguri as vetë nuk i kishte menduar. Hamdi Salihi është shndërruar në njeriun gol të korçarëve në ndeshjet e Champions League. E pati mbaruar sezonin e kaluar në Izrael me mjaft gola të shënuar dhe e ka nisur me të njëjtën “gjuhë” edhe këtë të riun, me bardhekuqtë e Josës. Megjithatë, ai nuk duket se kënaqet me kaq: “Ky është vetëm fillimi. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjen e kthimit, për të bërë më pas gjëra më të mëdha se kjo e të hyjmë në histori”, ka deklaruar pas ndeshjes së fituar me Milasmin brenda në Moldavi. I pyetur në lidhje me ambientimin te skuadra kampione, shkodrani është shprehur: “Kushdo në këtë skuadër do të gjendej mirë. E kam thënë dhe e përsëris se i ka të gjitha kushtet e mundësitë për të ecur përpara në Champions League. Megjithëse do të ishin arritje edhe grupet e Europa League”.
11215754_871537936269343_5297982635781311215_n
Nuk ka vetëm një, por dy dedikimi për dy golat ndaj Milsamit: “Në radhë për prindërit e mi, që kanë pritur shumë nga unë. E veçanërisht për babain, i cili në ndeshjen e parë me Krusejdërs kishte ditëlindjen dhe unë harrova t’ia dedikoja. Së dyti, një dedikim shkon edhe për tifozët kudo që ndodhen. Jo vetëm për ata korçarë, por edhe për shkodranët, durrsakët, vlonjatët etj, që më kanë mbështetur pa kursim në këto ndeshje, bashkë me të gjithë skuadrën. ëndrra e grupeve të Champions është jo vetëm e jona, por e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Pse të mos mundohem ta bëjmë realitet?”

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.