Salihi: Tirana mbetet Tiranë pavarësisht situatave

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ish-sulmuesi i Tiranës dhe aktualisht i Skënderbeut, Hamdi Salihi, shprehet i kënaqur për fitoren e arritur në këtë super sfidë. Sulmuesi shkodran ishte titullar në këtë sfidë por pa arritur dot të shënojë. Ai e mbyll deklaratën e tij me superlativa për ekipin bardheblu:

“Jam i kënaqur për këtë fitore edhe për mënyrën se si u arrit. Besuam deri në fund dhe u shpërblyem për këtë gjë. Tirana mbetet Tiranë si do që të jenë situatat. Ne arritëm nje fitore të rëndësishme përballë një kundërshtari serioz për titull. Shpresojmë të vazhdojmë kështu dhe të mos e lëshojmë kreun deri në fund.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.