Salihi, vetëm një klub izraelit e ndan nga Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

Hamdi Salihi te Skënderbeu. Nuk është një ëndërr tifozësh, por një realitet që si fillim është konkretizuar vetëm për zhvillimin e stërvitjeve. teksa sot ka kryer seancën e parë me skuadrën korçare në Austri. Gjithsesi nuk përjashtohet që brenda pak ditëve ai të mund edhe të nënshkruajë për kampionët e Shqipërisë, gjë që e bën të ditur faqja zyrtare e klubit në Facebook.

salMegjithatë, për momentin ai është në bisedime me një klub izraelit dhe nëse nuk e arrin akordin me atë, atëherë mund të thuhet se ka rënë parimisht dakord me presidentin Takaj. Ai do të bëhej sulmuesi më i ri i bardhekuqve, jo vetëm për ndeshjet e Champions League, por edhe për të gjithë sezonin 2015-16. Për Salihin do të ishte një rikthim në kampionatin shqiptar, aty ku është aktivizuar me Vllazninë dhe Tiranën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.