Sampdoria “bie” në Bergamo, Frosinone shijon fitoren e parë

0
SHPËRNDAJE

Serie A

Atalanta – Sampdoria2-1

Gabriel Denis autori i golit të dytë për Atalantën
Gabriel Denis autori i golit të dytë për Atalantën

Atalanda tregon edhe njëherë se në fushën e saj do të jetë një “kockë” e fortë për të gjithë. Në ndeshjen e luajtur sot, ata kane mposhtur me rezultatin 2-1 ekipin e Sampdorias, i cili një javë më parë u shfaq i frikshëm teksa mposhte Romën pretendente me të njëjtin rezultat. Një ndeshje mjaft e fortë ajo e luajtur në Bergamo, teksa vendasit kaluan mjaft shpejtë në avantazh qysh në minutën e 7′ pas nje autogoli të Moisandër. 1-0 do te mbyllej edhe kjo pjesë e lojës, teksa edhe 45 minutat e dyta do të mbylleshin pa gola, pasi gjithçka tjetër ndodhi në minutat shtesë. Sulmuesi Denis dyfishoi shifrat për ekipin e Atalantës në minutën e parë të shtesës, ndërsa mesfushori Soriano shënoi golin e vetëm për Sampdorian në minutën e 4-t shtesë, gol që vlejti për statistika.

Frosinone – Empoli 2-0

Çasti i shënimit të golit nga Frosinone
Çasti i shënimit të golit nga Frosinone

Ndërkohë edhe Frosinone ka arritur të marrë një fitore mjaft të çmuar përballë Empolit, duke e mposhtur me rezultatin 2-0. Pas pikës që mori një javë më parë kundër Juventus, tashmë ekipi debutues në Serie A ka marrë edhe fitoren e parë. Golat për Frosinonen u shënuan nga sulmuesi Dionisi në minutën e 58′ dhe mesfushori Soddimo në minutën e 71′. Empoli ishte i pafuqishëm për të reaguar, duke e mbyllur sfidën dhe me 10 lojtare pas kartonit të kuq të marrë nga mesfushori Saponara.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.