Sampdoria, Cassano nuk do të rikthehet

0
SHPËRNDAJE

cassano

Mesa duket Antonio Cassano nuk do të rikthehet të klubi i Sampdorias. Për lojtarin ishte përfolur një kalim i mundshëm nën urdhrat e Walter Zengas por ka qenë pikërisht trajneri i ri i Sampdorias ai që ka bllokuar transferimin e barezit. Zenga nuk është i bindur nga sjellja e FantAntonios dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore për të cilën se ka pranuar këtë transferim. Për këtë çështje foli edhe presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero : ” Antonio Cassano nuk do ti bashkohet skuadrës sonë pasi rikthimet te Sampdoria nuk kanë funksionuar asnjëherë. Të gjithë jemi të përqëndruar te dy ndeshjet e radhës së Europa League dhe nuk kam ndërmend të toleroj asnjë lloj shpërqëndrimi.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.