Sampdoria e dyta, mposht pastër Bolonjën (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

Sampdoria e Zengës e gjen veten në vendin e dytë të renditjes së Serisë A (7 pikë, aq sa Kievo, Roma e Torino), pasi ka fituar 2-0 ndeshjen kundër Bolonjës. Përballja e programuar fillimisht për të dielën, ishte shtyrë për të hënën, si pasojë e rreshjeve. Dy shënuesit vendimtar të takimit ishin Eder e Sorian, lojtarë që rrezikuan të largoheshin në ditët e fundit të merkatos verore, por që si përfundim qëndruan në Xhenova.

sampZengaGolat e shpejtë në çerek orëshin e funditn (75′, 79′) kanë ardhur pas një pjese të parë të mbyllur në bardhësi, kur edhe Bolonja e sheh veten në inferioritet, përderisa Rizo u ndëshkua me të kuq. Ndërkohë që për bolonjezët e drejtuar nga Delio Rosi kanë pësuar humbjen e tretë në po aq javë kampionati, duke ndezur alarmin. Megjithëse tekniku të theksojë se skuadra e tij ka mundësi të mëdha përmirësimi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.