Samuel Eto’o akuzohet për evazion

0
SHPËRNDAJE
Loading...

13903376_1182808991790392_6207474770801282277_n

10 vjet e gjysmë burg dhe 14 milionë euro gjobë. Kjo është kërkesa e prokurorisë ndaj futbollistit Samuel Eto’o dhe menaxherit që ai kishte deri në vitin 2011. Ish-ylli i Barcelonës akuzohet për evazion fiskal prej 3.5 milionë eurosh nga viti nga viti 2006 deri në 2009, kur bënte pjesë në klubin spanjoll. Paratë për të cilat ai duhej të kishte paguar taksat që kishin prejardhjen nga e drejta e imazhit.

Sulmuesi kishte kontrata me markën sportive Puma nga 1.5 deri në 3 milionë euro në sezon, por evitonte taksat në sistemin fiskal spanjoll duke falsifikuar të paktën 2 kontrata të tjera të së drejtës së imazhit me kompani të ngritura pikërisht për ketë qëllim. Futbollisti ia ka hedhur të gjithë fajin ish-menaxherit të tij Mesalles për të cilin ka pasur ankesa edhe më herët.

Masa ndëshkuese e kërkuar është mjaft e lartë pasi Prokuroria mendon se Eto’o nuk ka paguar asnjëherë taksa nga e drejta e imazhit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.