Nikaj: Largohem nëse bashkiakët vazhdojnë presionin si sot

0
SHPËRNDAJE

Tepër nervoz është shfaqur trajneri Samuel Nikaj në përfundim në mikrofonat e SuperSport. Ai ka denoncuar haptazi bashkiakët e qytetit të Pukës të cilët sipas tij kanë ndërhyrë në përfundim të pjesës së parë duke i bërë presion skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Mësohet se ka qenë pikërisht Kryetari Bashkisë Pukë ai që ka ndërhyrë në dhomat e zhveshjes duke bërë presion ndaj skuadrës.

“Gabimet tona ishin amatoreske, por në futboll ndodhin. Ishin gafa janë gabime. Titullar të Bashkisë futen i bëjnë presion ekipit dhe është e papranueshme. Ne u munduam në pjesën e parë dhe menduam të shënojmë gola të tjera. Këta titullar Bashkie duhet të thonë e duan apo jo Tërbunin, në të kundërt edhe unë shikoj pozicionin tim. Është e pafalshme për ata që të ven në presion ekipin që në javën e 4-t.

Zëvndësimi i Brahjës erdhi si pasojë e sëmundjes. Unë s’marr urdhëra nga lartë, në të kundërt s’bëjë deklarata. Shikoj një sulm karshi Tërbunit nga të gjitha anët dhe ata që duhet të mbeshtesin se bëjnë dicka të tillë, ateherë edhe unë largohem. S’duhet ta vendosin ekipin në trysni ata që duhet ta mbështesin. E shikoj shumë veprim amatoresk atë të drejtuesve të Bashkisë, se kuptoj cili është eprori im. Unë dua autoritet të plotë dhe të bëjë punën time në këtë ekip. Pjesën e parë ishim shumë mirë.

Sinqerisht se kuptoj dot ambjetin në Pukë. Edhe tifozeria është e ftohur me skuadrën. Nëse s’do të rregullohet gjenda unë do shikoj pozicionin tim. Lëvizjet e mia s’ishin të pa studjuara. Mendova që Gërxho me pasimet e gjata mund të rrezikonim. Këto janë mundësit e Tërbunit, por mendoj se ekipi ka potencial. Do kërkoj takim me drejtuesit sa më shpejtë aq më mirë, këtu duhet të jem unë ai që vendos për gjithcka dhe jo të ndërhyjnë njërez të tjerë”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.