“Samurai” i Superiores kalon në Uzbekistan

0
SHPËRNDAJE

Aventura e Masato Fukuit është mbyllur në Shqipëri. Sulmuesi japonez që luajti për dy sezone në Superiore sipas të gjitha gjasave do të nis një aventurë të re në Uzbekistan, aty ku sipas “Sport Ekspres” është në provë në një skuadër në këtë vend.

Fukui u afrua para dy sezonesh te Tirana ku zhvillo një super sezon duke rënë në sy të shumë skuadrave, teksa më pas arriti të firmosë për Skënderbeun. Në Korçë japonezi zhvilloi një sezon larg pritshmërive duke mos qenë i preferuar nga dy trajnerët Agostineli e Daja ku u aktivizua vetëm për 14 ndeshje dhe vetëm 10 prej tyre si titullar.

Tashmë sulmuesi japonez është duke hapur nuë kapitull të ri të karrierës së tij në Uzbekistan, teksa në Shqipëri zor se do t’i ofronte kontratë ndonjë klub pas zhgënjimit me ish-kampionët në Shqipëri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.