Samuraj Fukui “mpreh shpatën” duke i dhënë fitoren Tiranës në miqësore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Ekipi i Tiranës duket se është në rrugën e duhur përsa i përket përgatitjeve për sezonin e ri. Bardheblutë kane fituar ndeshjen e parë miqësore në Maqedoni, aty ku po zhvillojnë edhe fazën përgatitore, ndaj ekipit të Mlladost MC me rezultatin 2-1. Për ekipin e drejtuar nga trajneri Muça të dy golat janë shënuar në pjesën e dytë, dhe si autor kanë japonezin, Masato Fukui, i cili ka shënuar një dopietë në debutimin e tij si bardheblu. Fukui ka qënë i papërmbajtshëm duke bindur me lojën e tij, dhe duke shtuar besimin se është një blejre e goditur.

imageNga ana e tij tekniku bardheblu në pjesën e parë ka hedhur në fushë formacionin e tij më të mirë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës i ka zëvëndësuar thuajse të gjithë duke hedhur në fushë të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion. Ajo që e ka kënaqur trajnerin ka qënë gjëndja e mirë e ekipit, si dhe forma e lojtarëve të afruar në merkato.

Ja formacioni që hodhi në fushë trajneri Muça sot në miqësore:

Tirana: Frashëri, Smajli, Pashaj, Dushku, Gërxhaliu, Teqja, Bulku, Kërçiku, Sefa, Lika, Morina. Trajner: Shkëlqin Muça

U aktivizuan: Bakaj, Sorra, Halili, Fukui, Hoxhallari, Domgjoni, Kavdanski, Deliaj, Peci, Sallaku.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.