Sandro Wagner shënon dhe feston ndaj ish ekipit. Nuk më plas fare ndaj kujt shënoj

0
SHPËRNDAJE

Sandro Wagner ka shënuar ndaj ish-klubit të tij Hoffenheim golin e tij të parë në Bundesliga për FC Bayern – dhe në fund të ndeshjes ka shkaktuar polemika me deklaratën e tij.

As 10 minuta nuk kishin kaluar përpara se Sandro Wagner të shënonte golin e tij në fitoren 5-2 të Bayern ndaj Hoffenheim.

Goli i tij ishte më i përfoluri, jo vetëm për faktin se nuk është marrë vesh se me cilën pjesë të trupit e ka shënuar, por edhe për shkak të deklaratave të sulmuesit në fund të takimit.

Ai festoi golin e shënuar, megjithëse ishte ndaj ish-skuadrës së tij, por për lojtarin nuk përbën asnjë problem.

“Unë festoj ndaj çdo ekipi që shënoj. Në më intereson nëse kam luajtur aty për një vit apo mamaja dhe babai im trajnohen aty. Nuk më plas fare.”

“Festova pasi ishte goli i parë me Bayern. Ishte diçka e bukur të shënoja brenda në Allianz, diçka që ka shumë rëndësi për mua. Ishte një pasdite e bukur.”

Sandro Wagner

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU