Santos: I kënaqur për fitoren, Shqiperia na vuri në vështirësi

0
SHPËRNDAJE

Portugalia është ngjitur në kuotën e 15 pikëve në krye të grupit I. E natyrisht, trajneri Santos i gëzohet atyre tri pikëve të ardhura në shtesë ndaj Shqipërisë: “Ndeshja mund të fitohet, duke shënuar në fillim, por edhe në fund, siç na ndodhi ne, pasi ndeshja ka 90 minuta dhe shtesën. Rëndësi për neve ka që fituam ndaj një kundërshtari të fortë që na vuri në vështirësi, si Shqipëria. Aty ku De Biasi, siç e thashë edhe përpara takimit, De Biasi ka bërë një punë e shkëlqyer”.
santsTekniku portugez ka nënvizuar vlerësimin që ka për skuadrën kuqezi: “Vërtet Shqipëria u tregua e fortë me kolektivitetin e saj. Veçanërisht do të thoja që Cikalleshi, Xhaka apo Lenjani, ishin lojtarë të aftë teknikisht”, ka përfunduar trajneri Santos.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.