Sarri ironizon kolegun e Interit: Spaleti do të ishte një ministër i mirë i Mbrojtjes!

0
SHPËRNDAJE

Seria A/ Napoli dhe Interi arritën një barazim pa gola në derin e së shtunës të Serisë A, ndërsa trajnerët Mauricio Sarri dhe Luçiano Spaleti vunë në dukje shanset e humbura të ekipeve të tyre dhe faktin se ata, në njëfarë mënyre, janë të pakënaqur që nuk i morën tri pikat e plota. Sarri që ka punuar si zyrtar banke, para se të bëhej trajner, i dha një përgjigje me humor pyetjes se cili funksion do t’i përgjigjej më mirë kolegut të tij të Interit:

“Duke parë sesi luajti Interi mbrëmë, mendoj se Spaleti do të bëhej një ministër i mirë i Mbrojtjes”, tha Sarri, duke shtuar se, “nëse keni parasysh sesi luajtëm ne, shanset për gol që kishim dhe zotërimin e topit, atëherë, unë mund të them se ne humbëm dy pikë. Të them të drejtën, pak klube ka që do të arrinin të na vidhnin pikë neve, si Interi”, tha Sarri.

Inter
Insinje, lojtar i Napolit ne Seria A

S'KA KOMENTE

Comments are closed.