Sassuolo kërkon të marrë një shqiptar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

SPORT CALCIO BRESCIA CLUB HOUSE RADUNO BRESCIA CALCIO NELLA FOTO NDOJ EMANUELE 10-07-2016 AGENZIA REPORTER ZANARDELLI

Një tjetër shqiptar në Seria A, është e mundur të ndodhë shumë shpejt. Të paktën kështu raporton shtypi italian.

Numri të shqiptarëve në Serinë A së shpejti mund t’i shtohet edhe Emanuele Ndoj. Për mesfushorin e Breshias ka shfaqur interesim Sassuolo.

Klubi i cili militon në Seria A në Itali e cilëson mesfushorin si një alternativë të mundshme për të përforcuar mesfushën. Shqiptari i lindur në Katania është një produkt i akademisë së Romës, ku u shpall kampion i Italisë me ekipin e të rinjve sezonin e shkuar.

Në merkaton e kësaj vere iu bashkua Breshias në Serinë B, ku ka luajtur shtatë ndeshje këtë sezon, pesë prej të cilave si titullar. Emanuele Ndoj është pjesë e Kombëtares Shqiptare U-19, pasi më herët ka veshur fanellën e U-17 kuqezi.

Duket tashmë se një gjeneratë e re futbollistësh, po vjen në futbollin italian. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.