Schalke gati të shesë Draxler, por jo tek Juventus

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Bundesliga/ Kur dukej se Juventus ishte pranë transferimit të mesfushorit gjerman, Julian Draxler, duket se ngjarjet kanë marrë një rrjedhë tjetër. Interes të madh për talentin gjerman ka shfaqur ditët e fundjt edhe klubi i Wolfsburg, që gjithashtu është farë pranë blerjes së lojtari nga Schalke 04. Kur duket se është në prag të shitjes së dy lojtarëve më të mirë si De Bruyne dhe Perisic, Ekipi i ujqërve duket se është hedhur në sulm për të gjetur pasardhësit e tyre. Media të ndryshme bëjnë me dije se tashmë në drejtim të Schalkes ka shkuar një ofertë prej 28 mln euro, plus 3 mln të tjera bonuse, dhe klubi nga Gelsenkirchen duket i kënaqur nga kjo shifër dhe palët kanë një akord mes tyre.
image
Mbetet për t’u thënë fjala e fundit edhe nga ana e lojtarit, i cili duket se i pëlqen më tepër transferimi në Itali tek Juventus, por ende asgjë nuk është vendosur. Idea për të luajtur me finalistët e Champions Leagues duket se e ka tunduar më shumë Draxler, por edhe kalimi tek Wolfsburg është një mundësi e mirë për të, pasi edhe klubi gjerman do të luajë në Champions këtë sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.