Schalke hap dyert, Juventus “troket” për Draxler

0
SHPËRNDAJE

imageSerie A/ Lajme të reja përsa i përket operacionit Julian Draxler tek Juventus. Duket se tashmë Schalke 04 është gati të pranojë kushtet dhe ofertën e bardhezinjve përsa i përket talentit gjerman. Beppe Marotta ka qënë në Gjermani për të diskutuar kushtet për transferimin e lojtarit. Schalkes i ka pëlqyer idea për të shitur mesfushorin e talentuar dhe për të mos i marrë të gjitha direkt. Lojtari është gati për një aventurë të re, dhe duket se me shumë mundësi do të jetë një lojtar i Juventusit në të ardhmen, por ende mbetet çdo gjë për t’u parë. Juventus prej kohësh e dëshiron lojtarin në skuadër ku ka përgatitur edhe një ofertë prej 30 mln eurosh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.