Sebastiani: Ajeti na refuzoi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sebastiani-Pescara
Daniele Sebastiani

Presidenti i klubit italian Pescara, Daniele Sebastiani, konfirmoi për mediat italiane refuzimin e mbrojtësit shqiptar, Arlind Ajeti.

“Eshtë e vërtetë, mund ta konfirmoj. Arlind Ajeti refuzoi ofertën që i paraqitëm.”, – këto ishin fjalët e thëna jo pa zhgënjim të Sebastianit i cili në ekip ka mesfushorin shqiptar, kapiten skuadre, Ledjan Memushaj por edhe portierin e ri Elham Kastrati.

Pescara ka lëvizur më fort se klubet e tjerë për të blerë Ajetin që u dallua në Euro 2016, lojtar i cili sezonin e shkuar luajti te Frosinone në serinë A.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.