Sebino Plaku, sinjale pozitive për derbin

0
SHPËRNDAJE

12072811_436162783244790_7443652593862804017_n

Sulmuesi i kuq Sebino Plaku, pas dëmtimit të pësuar ndaj Tërbunit, është në dyshim të madh për aktivizimin e tij pasi kontrollet e detajuara mjekësore kanë saktësuar një inflamacion në këmbën e tij. Problemi nuk është i rëndë për arsyen se nuk ndodhet as në muskul dhe as në kockë, por lojtari thjesht ndjen dhimbje në vendin ku është krijuar ky inflamacion.

Prej ditësh ai vazhdon fizioterapi dhe seanca rekuperimi dhe sot për herë të parë ka shkelur fushën në përgatitje, sigurisht vecmas grupit, por fakti që ka nisur të vrapojë është një sinjal pozitiv. Ndërkohë që ende nuk është saktësuar nëse lojtari do ta nisë nga stoli, apo do të jetë titullar në derbi, pasi kjo gjë do të varet nga ecuria e rekuperimit dhe dëshira e madhe e lojtarit për të qenë i pranishëm në derbi, ku sigurisht si zgjidhje e fundit do të mbetet injeksioni, pra shiringa për të zgjidhur gjithcka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.