Sefa në mëdyshje

0
SHPËRNDAJE
Loading...

419952_10150569126106852_429362039_nOrët e fundit është lakuar se Jetmir Sefa mund të kalojë tek Kamza, por kjo gjë duket se nuk do realizohet. Minuta90.com zbulon se, mesfushori është në mëdyshje, pasi ka oferta nga Kukësi dhe Korabi.

Kuksianët duan një mesfushor me përvojë, pasi për momentin në ekip janë vetëm Dema dhe Guimaraes, të cilët nuk kanë bindur dhe aq shumë. Ndërsa, dibranët e Mërgjyshit e kërkojnë për të formuar dyshen e mesfushës së bashku me mesfushorin tjetër, Emiljano Veliaj. Gjithçka pritet të mësohet në ditët në vijim se ku do luajë sezonin e ri 29-vjeçari.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.