Sefa rikthen Tiranën te fitorja mes mijëra tifozësh në Shkup (video/foto)

0
SHPËRNDAJE

11811448_1608402482749201_4278095486126238200_nTirana ka fituar miqësoren e dytë, në tre ndeshje të tilla të luajtura në Maqedoni. Sot, kundërshtar i bardhebluve ishte FK Shkupi, skuadër të cilën 24 herë kampionët e Shqipërisë e mposhtën me rezultatin 2-1. Golat për skuadrën e Muçës u shënuan nga mesfushori Jetmir Sefa, gjë që tregoi edhe një herë faktin që bardheblutë kanë nevojën e një sulmuesi të mirëfilltë, që mungon aktualisht. Kurse për Shkupin shenoi Florent Osmani.

tirOPër t’u veçuar ishte fakti që ndeshja e luajtur në stadiumin “Cair” të Shkupit është ndjekur nga një numër i madh tifozësh, që kishin udhëtuar edhe nga Tirana. Tifozët bardheblu kishin kerkuar që ky takim të luhet ne Shkup për të udhetuar dhe ndjekur skuadren perkrah tifozëve bardheblu te Shkupit. Klubi e pati mirëpritur këtë kërkesë, duke pasur parasysh marrdhënien mjaft të mire që “Tirona Fanatics” ka prej disa vitesh me “Shvercerat”. Kjo ka bërë që edhe klubet respektive të gjejnë mirëkuptimin me njëri-tjetrin.

Kjo ishte miqësorja e fundit e programuar nga bardheblutë, të cilët më parë kishin fituar 2-1 me Mllados CD dhe barazuar 1-1 me Gostivarin. Sidoqoftë, përderisa kanë vendosur ta shtyjnë qëndrimin në Mavrorë, Tirana kushedi do të gjejë edhe ndonjë kundërshtar tjetër për të testuar veten, para kthimit në kryeqytet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.