Selmani, 17-vjeçari hero: Dorezat e sotme do t’i ruaj tërë jetën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

selmanNuk do ta zërë gjumi sot, me siguri. Në aktivizimin e parë me një ekip “superior”, 17-vjeçari Gentian Selmani ia doli të ishte vendimtar, duke i dhënë Laçit një trofe si Superkupa, që nuk e kishte fituar kurrë më parë. Në fund të ndeshjes duket se e ka pasur të vështirë të besojë atë që ka ndodhur. “Dorezat e sotme do t’i ruaj të gjithë jetës. Ishte ndeshje historike për mua”, ka treguar tepër i emocionuar. Ajo që ka bërë i duket se është vërtet e madhe: “Natyrisht, ishte aktivizimi i parë në një klub të Superiores. Më lajmërun vetëm dje. Emocione? Fillimisht kisha emocion, pastaj u çlirova nuk pata probleme”. Te kjo paraqitje ka meritë edhe legjenda e portës shqiptare Perlat Musta: “E falënderoj shumë sepse ka 5 vite që punon mua. Falënderoj të gjithë stafin e Laçit, trajnerin dhe të gjithë lojtarët që besuan te mua”, ka përfunduar 17-vjeçari, pjestar edhe i Kombëtares U-19.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.