Selmani: Është një ndeshje shumë e fort

0
SHPËRNDAJE

Gentian Selmani optimistë për fitoren në sfidën e 10 Tetorit në Elbasan Arena përballë Islandës.

Selmani: Mungesat janë të rëndësishme, por jemi grup dhe besoj se ekipi është më i rëndësishëm se një apo dy individë. Do të japim maksimumin, që të bëjmë më të mirën.
Është një ndeshje shumë e fort, por jemi përgatitur mirë për të marrë tre pikët. E rëndësishme është të bëjmë lojë të bukur dhe të fitojmë me mbështetjen e tifozëve në Elbasan.

Gentian Selmani

Portieri Selmani analizoi pikat e forta të kundërshtarëve nga Islanda,
Selmani: Kundërshtarët janë shumë të fort në goditjet standarde. Aty i kanë pikat më të rëndësishme, sepse kanë skemat e tyre dhe shfrytëzojnë shtatlartësinë.
Ne nuk kemi as Messin dhe as Ronaldon në ekip dhe pika jonë e fort është grupi. Të jemi të gjithë të bashkuar për Kombëtaren.
Tifozët duhet të vijnë. Ne besojmë se do të fitojmë me Islandën, të japim maksimumin për mbështetësit edhe për fanellën e Kombëtares.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.