Seminar në Shkodër nga trajnerët holandezë

0
SHPËRNDAJE

seminariParaditen e sotme në Shkodër është zhvilluar një seminar shumë interesant me trajnerët e moshave të të gjithë ekipeve të qytetit verior. I organizuar në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” nga KF Vllaznia në bashkëpunim me “AAS”, ky seminar pritet të sjellë shumë risi.

Për më tepër që në rolin e lektorëve janë dy trajnerëve hollandezë që punojnë në Akademitë e njohura të Ajaksit dhe Alkmarit pikërisht Sander De Goede dhe Rory Roubos të cilët po sjellin përvojën e këtij futbolli dhe mënyrën si mund të adoptohet në vendin tonë. Para fillimit te seminarit ka qene administratori i KF Vllaznia, Astrit Gjyrezi që ka përshëndetur pjesëmarresit por edhe ka falënderuar dy trajnerët hollandezë.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se klubi kuqeblu përveçse në këtë rast me AAS, do të jetë i hapur me çdo akademi apo klub tjetër në Shkodër në mënyrë që të gjithë sëbashku të ndihmojnë për rritjen e cilësisë së këtij sporti. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.