Serbia valë dëmtimesh para Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja serbe e futbollit është përfshirë në një valë dëmtimesh kohët fundit, dhe pikërisht përpara ndeshjes kundër Shqipërisë. Pasi humbi në fillim mesfushorin Filip Kostić që aktivizohet me Stuttgart në Bundesligë, tashmë është dëmtuar edhe një mesfushori tjetër. Bëhet fjalë për lojtarin e Liverpool të huazuar tek Fenerbahce, Lazar Markovic. Serbi u dëmtua në ndeshjen derbi kundër ekipit të Beshiktash, dhe do të qëndrojë jashtë fushave rreth 1 muaj.

Markovic i Dëmtuar
Markovic i dëmtuar

Markovic bëhet kështu një tjetër mungesë e rëndësishme për Kombëtaren e tij në ndeshjen e 8 tetorit që do te luhet ne “Elbasan Arena”. Mesfushori nuk do të mungojë vetëm në ndeshjen ndaj Shqipërisë, pasi do të mungojë edhe në takimin përmbyllës te eliminatoreve kundër Portugalisë. Ky është një disi pozitiv për ekipin e drejtuar nga Gianni De Biasi, pasi Markovic është një lojtare tepër cilësor.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.