Serena Williams në superformë

0
SHPËRNDAJE
loading...


ShowBiz/ Serena Williams në formë të përkryer. Fituesja e Australian Open njëkohësisht edhe numri 1 i tenisit të femrave gjen kohë për t’iu dedikuar modës. Tenistja më e suksesshme në historinë e këtij sporti dhuron disa poza provokuese për revistën “Sports Ilustrated”. Duket qartë që aktiviteti sportiv e ka ndihmuar sportisten amerikane të ruajë linja pothuajse perfekte edhe pse vitet kalojnë me shpejtësi. Shërbimi fotografik është zhvilluar në një nga ishujt e Bahamasit.

Kate Bock dhuron një copëz kartoline nga natyra e virgjër e Zvicrës. Modelja amerikane shfaqet më sensuale se kurrë nga Alpet Europiane ku është akomoduar që prej disa javësh për një shërbim të veçantë fotografik. Ajo është një adhuruese e natyrës dhe e sporteve që zhvillohen në zonat malore si alpinizmi apo skitë.

Valentina Grishko është një modele ruse 26-vjeçare me pasion të zjarrtë për futbollin. Prej disa muajsh, ajo ka nisur një fushatë personale në rrjetet sociale për të promovuar Kampionatin Botëror të vitit 2018 duke hedhur kandidaturën për një vend në radhën e parë të femrave që do të jenë imazh i evenimentit. Fotot e saj provokuese kanë dhënë rezultat të menjëhershëm pasi Valentina ka arritur të afrojë rreth 500 mijë ndjekës në Instagram.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.