Serena Williams triumfon në Wimbledon

0
SHPËRNDAJE

imageTenis/ Serena Williams nuk di të ndalet. Kampionia amerikane ka fituar sërisht turneun e Wimbledon pasi mundi në finale 6-4 6-4 tenisten spanjolle, Garbine Muguruza. Tenistja amerikane e ka dominuar krejtësisht takimin, duke mos vënë në dyshim fitoren. Ajo dominoi thuajse të gjithë turneun, duke lënë që të kuptohet se edhe ky trofe do të ishte i saj. Për Williams është turneu i 6 në fushën me bar dhe i 21 grand slam në total. Nëse fiton dhe US Open atëhere do të bëhet tenistja e parëpas Stefi Graf ne 1988 qe i fiton të gjithë turnetë e mëdhenj në të njëjtin sezon. Williams është vetëm dy trofe larg rekordit të Margaret Smith me 23 trofe grand slam.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.