Sërfisti sulmohet nga peshkaqenët

0
SHPËRNDAJE

mick-fanning-three-time-world-champion-photo-11

Momente tmerri në Afrikën e Jugut në Jeffreys Bay gjatë garës së World Surf League në të cilën marrin pjesë sërfistët më të mirë të botës. 3 herë kampioni i botës, australiani Mick Fanning është sulmuar nga dy peshkaqenë gjatë pjesës së parë të garës finale kundër patriotit të tij Julian Wilson. Për një moment Fanning u gjend nën ujë pasi u godit nga njëri prej peshkaqenëve i cili kishte kafshuar litarin që lidh tavolinën me kaviljen e sërfistit. Duke ulëritur, shkelmuar dhe goditur dy peshkaqenët Fanning arriti të largonte sulmin e parë i cili zgjati rreth 20 sekonda. Pas këtij moment australiani u shpëtua nga staffi i sigurimit që i shkuan menjëherë në ndihmë me jet-ski dhe gomonen.

Në vijim ju sjellim videon e sulmit:

https://www.youtube.com/watch?v=Jtzu9Vgb_zE

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.