Serginho bëhet hero, Laçi me 10 lojtarë përmbys Luftëtarin

0
SHPËRNDAJE

Laçi ka arritur të marrë një fitore dramatike ndaj Luftëtarit në shtëpi me rezultatin 2-1. Gjirokastritët kaluan të parët në avantazh në minutën e 17′ me anë të mesfushorit Albano Aleksi i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, por vendasit barazuan në minutën e 35-të me anë të mbrojtësit Harallamb Qaqi.

Në minutën e 86′ Laçi mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mesfushorit Erjon Vucaj për një gjest antisportiv, por dëshira e bardhezinjve ishte më e madhe se epërsia numerike e Luftëtarit dhe Serginho arriti të përmbyste shifrat në minutën e 2-të të shtesës.

Pas kësaj fitoreje, Laçi mbetet në lojë në garën e mbijetesës pasi arrin në kuotën e 32 pikëve dhe kap përkohësisht vendin e 8 me pikë të barabarta me Flamurtarin e ndodhur në vendin e 9 dhe Tiranën e vendit të 7 që do të ndeshen bashkë në Vlorë pas një ore. Ndërkohë Luftëtari mbetet përkohësisht në vendin e 4-t me 39 pikë. /minuta90.com/

Laçi-Luftëtari 2-1

Golat: Qaqi 35’, Serginho 90’+3 / Aleksi (pen) 17’

Laçi (4-4-2): Selmani, Lulaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Serginho, Jonuzi, Lushkja (Musaj 88’), Nika (Shala 67’), Vucaj, Mensah (Fangaj 90’+6) Tr: Stavri Nica

Luftëtari (4-4-2): Miraka, Liçaj, Boyom, Beqiri, Zguro (Bengui 46’), Rroca, Aleksi, Brahimaj, Rapo (Topi 81’), Abazaj (Zogaj 71’), Reginaldo Tr: Mladen Milinkoviç

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Gerant Qiriçi, Blerim Ziri

Kartonë të verdhë: Shala 76’ / Zguro 18’, Abazaj 31’, Brahimaj 70’, Zogaj 90’+4

Kartonë të kuq: Vucaj 86’

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU