Sergio Ramos duket edhe më larg Real Madridit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sergio Ramos më larg Realit e më afër Manchesterit që raportohet se ka bërë një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh për mbrojtësin. Dhe Real duket se po vlerëson mundësinë e pranimit të ofertës, me synimin për të siguruar më pas David De Gean. Junaited ka hyrë në negociata me klubin madrilen që prej fillimit të merkatos së verës, duke ngulmuar se De Gea do të shitet vetëm nëse Ramos do të mund të kalojë në krahun e kundërt. Tashmë duket se marrëveshja është më pranë se kurrë, pasi anglezët kanë lëshuar një propozim të ri për mbrojtësin e Spanjës. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Van Gaal, i cili gjithsesi ka dashur të qëndrojë i rezervuar: “Procesi i merkatos vazhdon deri më 31 gusht. Mundet që edhe Sergio Ramos të hyjë në këtë proces. Më shumë nuk di të them…”.
srSipas gazetës “El Pais”, anglezët e kanë dërguar ofertën gjatë fundjavës, teksa madrilenët janë shfaqur të hapur, gjithmonë duke pasur idenë se në Manchester mund të gjejnë edhe pasardhësin e Casillas. Sipas drejtuesve të klubit spanjollë, Keylor Navas dhe Kiko Casillas i ardhur nga Espanjol. nuk janë në lartësinë e duhur për të zëvendësuar ish-numrin 1. Prandaj kanë prioritet nënshkrimin me gardianin e “Djajve të kuq”. Nga ana e tij, portieri ka gjetur një akord personal me madrilenët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.