Sergio Ramos rinovon me Realin

0
SHPËRNDAJE

imageLa Liga/ Sergio Ramos i jep fund spekulimeve për të ardhmen e tij. Pasi u përfol për një kalim të mundshëm tek Manchester United, mbrojtësi spanjoll tashmë ka rinovuar zyrtarisht kontratën që do t’a mbajë të lidhur me madrilenët deri në vitin 2020. Pas largimit të Casillas, Ramos tani do të jetë kapiteni i ri i Realit, dhe kjo gjë duket se ka bërë që ai të ndryshojë mendim. Me këtë rinovim, spanjolli shuan shpresat e Louis Van Gaal, që e dëshironte me patjetër tek “Djajtë e Kuq”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.