Seria A, Buffon: Juve, zgjohu! Për Championsin nuk mjafton vetëm të fitosh

0
SHPËRNDAJE

Veterani i portës së Juventusit, Gigi Buffon, njëkohësisht edhe kapiten i kampionëve të Italisë, ka përsëritur thirrjen ndaj kolegëve të tij për t’u përmirësuar. Pas takimit me Napolin, të cilin Juventusi e fitoi 2-1, gardiani i portës bardhezi thotë se për kundërshtarët duhet pasur respekt, por jo të shfaqen kaq “tolerantë”.

“Ndaj Napolit patëm një sjellje korrekte dhe të drejtë, në thelb atë të dikujt që nuk duhej të humbiste. Megjithatë gjatë javëve të kaluara kjo gjë na ka munguar”, është shprehur Buffon, teksa bardhezinjtë udhëheqin Serie A me 4 pikë më shumë sesa ndjekësi më i afërt.

Buffon shpjegon se Juves i duhet më shumë punë për të synuar drejt objektivit më të rëndësishëm, fitores së Champions League.

“Duhet të përmirësojmë harmoninë dhe cilësinë e lojës, nëse vërtet duam të synojmë diçka më shumë sesa vitet e kaluara. Jemi absolutisht të kënaqur për rezultatet e arritura deri më tani, por nuk duhet të ndihemi të kënaqur, sepse jemi vetëm në fund të tetorit. Ka ende 7 muaj për të luajtur, ndaj duhet të bëjmë diçka për t’u përmirësuar”. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.