Seria A/ Ja si do të ishte renditja pa VAR-in

0
SHPËRNDAJE

Java e 9 e kampionatit italian ka regjistruar disa rezultate befasuese dhe disa të tjerë që janë kushtëzuar nga sistemi VAR, që po ndihmon gjithnjë e më shumë arbitrat italianë për të minimizuar gabimet. Episodi më i rëndësishëm ka qenë ai i verifikuar në “Meazza”.

Gjatë pjesës së parë arbitri Giacomelli ka shkuar te monitori ku ka parë goditjen me bërryl të Bonucci-t ndaj Rosi -t dhe ka vendosur të ndëshkojë me karton të kuq mbrojtësin kuqezi në ndeshjen kundër Genoa-s .

Nga një ekip kuqeblu te tjetri: në ndeshjen e luajtur të dielën në mbrëmje në “Olimpico”, Cagliari ka barazuar ndeshjen 1-1, por VAR ka treguar pozicionin milimetrik jashtë loje të Farias. Por si do të ndryshonte renditja e kampionatit italian pa VAR?

Klasifikimi Real: Napoli 25 pikë, Inter 23, Juventus 22, Lazio 22, Roma* 18, Sampdoria* 17, Chievo 15, Bologna 14, Torino 13, Milan 13, Fiorentina 13, Atalanta 12, Sassuolo 8, Udinese 6, Cagliari 6, Crotone 6, Genoa 6, Verona 6, Spal 5, Benevento 0.

Klasifikimi pa VAR:
Napoli 25 pikë,
Juventus 24,
Inter 23,
Lazio 22,
Roma 18*,
Sampdoria 17*,
Torino 15,
Chievo 14,
Milan 13,
Bologna 12,
Atalanta 14,
Fiorentina 11,
Sassuolo 8,
Udinese 8,
Cagliari 6,
Crotone 6,
Genoa 6,
Verona 5,
Spal 3,
Benevento 1.
*Një ndeshje më pak

VAR

S'KA KOMENTE

Comments are closed.