Seria A, katër shqiptarë projektohen titullarë

0
SHPËRNDAJE

14925641_1286595278082006_154097772991141187_nLojtarët shqiptarë po përjetojnë një moment të mirë në Serinë A, teksa shumë prej tyre janë kthyer në lojtarë deçizivë tek skuadrat ku aktivizohen. Vetëm Arlind Ajeti dhe Rei Manaj vijojnë të qëndrojnë në stol. Për ndeshjet e fundjavës, thuajsë të gjithë lojtarët shqiptarë janë programuar si titullarë tek ekipet e tyre. Nga Berisha tek Hysaj, trajnerët italianë i kanë mbështetur shpresat dhe idetë e tyre tek lojtarët kuqezi.

Etrit Berisha– Portieri shqiptar po kalon një formë të shkëlqyer, teksa është kthyer në liderin e Atalantës këtë sezon. ‘Gardiani’ kuqezi me pritjet e tij i ka dhënë shumë herë fitoren bergamaskëve, teksa edhe për ndeshjen e së dielës në transfertën e Sassuolos, Gasperini do t’ia besojë atij katërkëndëshin zikaltër.

Elseid Hysaj– Pas disa luhatjeve dhe përplasjeve mediatike me trajnerin Sarri, Hysaj është rikthyer të jetë ai i sezonit të kaluar. Mbrojtësi shqiptar është një garanci më shumë në krahun e djathtë, teksa për sfidën e nesërme ndaj Lacios në “San Paolo”, shkodrani do të ketë sërish vendin e tij të titullarit ashtu si në javët e fundit.

Ledian Memushaj– Duket se më në fund mesfushori vlonjat e ka gjetur formën e tij ideale në Serinë A. Memushaj që është edhe kapiteni i Peskarës, ishtë ndër më të mirët në fushën e lojës ndaj Milanit, duke treguar edhe aftësitë e tij si kapiten. Tashmë Masimo Odo jo vetëm që i beson një vend titullari, por edhe nuk e zëvëndëson më si në ndeshjet e para. Në ndeshjen ndaj Empolit ai pritet të udhëheqë skuadrën drejt një rezultati pozitiv.

Frederik Veseli– E nisi disi dobët këtë sezon tek Empoli, por tashmë Veseli po i bind të gjithë për aftësitë e tij. Mbrojtësi shqiptar është kthyer në një nga pikat më të forta të Empolit në parapvijë, teksa ka treguar një formë të shkëlqyer në çdo ndeshje që është aktivizuar. Edhe në sfidën e së dielën ndaj Peskarës së Memushajt dhe sulmuesit Rei Manaj, Frederik Veseli do të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.